Grecallia, fshati i luleve në Fier

schedule15:30 - 15 Shtator, 2019

schedule 15:30 - 15 Shtator, 2019

Gratë e fshatit Grecalli në Fier nuk zbukurojnë vetëm oborret e tyre. Por në këtë fshat i cili ka marrë dhe emrin fshati i luleve, amvisat kujdesen edhe për trotuaret e rrugës kryesore.

Oborret i kanë përplot me aromë dhe ngjyra. Tani edhe trotuarët. Është pasioni për të bukurën që karakterizon amvisat myzeqare kopshtet e të cilave nuk mbeten kurrë pa lule.

Lule të shumëllojshme duke filluar nga më klasiket si trëndafili, deri te më të panjohurat si kjo lule blu e sjellë nga Anglia.

Një garë e vazhdueshme ku fiton bukuria. Tani po zhvillohet edhe jashtë shtëpive.

Por këto shëmbëlltyra parjase, përveç dashurisë kërkojnë edhe punë të përditshme.

Tradita e kultivimit të luleve në këto zona është e hershme. Fieri i përpara viteve 90′ etiketohej si qyteti i luleve.

Gazetare e ABC News, Fier: Valbona Daci