Grealish: Mësova nga CR7, përdor urrejtjen e tifozëve si motivim

schedule12:33 - 3 Qershor, 2020

schedule 12:33 - 3 Qershor, 2020

Jack Grealish, ylli i Aston Villa, është kthyer në një nga lojtarët më të kërkuar në Premier League. Manchester United është klubi që raportohet se e kërkon më me ngulm, por klubi i tij nuk e lëshon pa 70 milion sterlina.

Grealish, që mezi pret të kthehet në fushë, e pranon se do t’i mungojë atmosfera që krijojnë tifozët. Madje edhe ofendimet, që ai po tenton t’i kthejë në motivim, sikurse bën edhe portugezi i Juventusit, Cristiano Ronaldo.

“Më pëlqen e gjithë ajo situata që krijohet me tifozët, kur ndodhen pas meje dhe më shënjestrojnë. Më kujtohet Cristiano Ronaldo kur isha fëmijë dhe nuk duan të them që jam në nivelin e tij. Kur Vinte në Villa, tifozët e ngacmonin atë.

Ai mundohej të jepte më të mirën dhe të njëjtën gjë po përpiqem të bëj edhe unë, duke u munduar ta përdor urrejtjen e tyre si një nxitje për mua”, është shprehur Grealish për “Express & Star”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!