Grave shtatzëna në Britani u jepet drita jeshile për të marrë vaksinat anti-Covid

schedule09:11 - 17 Prill, 2021

schedule 09:11 - 17 Prill, 2021

Qindra mijëra gra shtatzëna në Mbretërinë  e Bashkuar u është dhënë drita jeshile për të marrë një vaksinë anti-Covid, shkruan The Guardian.

Atyre do t’u ofrohen vaksinat Pfizer dhe Moderna bazuar në moshën e tyre dhe rrezikun klinik pasi të dhënat nga SHB treguan se rreth 90,000 gra shtatzëna ishin vaksinuar dhe nuk kishin shfaqur asnjë shqetësim, tha Komiteti i Përbashkët i Mbretërisë së Bashkuar për Vaksinimin dhe Imunizimin (JCVI ).

Gratë shtatzëna, të cilave më parë u ishte këshilluar të mos merrnin vaksinën për shkak të mungesës së të dhënave për efektet anësorë, do të jenë në gjendje ta bëjnë atë në çdo fazë.

Udhëzimi i ri thotë se gratë që janë duke u përpjekur të mbeten shtatzënë, ato që kohët e fundit kanë lindur një fëmijë ose kanë fëmijë me gji,  mund të vaksinohen me çdo vaksinë, në varësi të moshës së tyre dhe grupit të rrezikut klinik./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!