“Gratë, paqja dhe Siguria”, Shqipëria bën bashkë në Këshillin e Sigurimit diplomatë nga BE, OSBE e OKB

schedule09:30 - 16 Qershor, 2022

schedule 09:30 - 16 Qershor, 2022

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka ka kryesuar debatin e nivelit të lartë të Këshillit të Sigurimit për “Gratë, Paqen  dhe Sigurinë”, ku morën pjesë përfaqësues të lartë të OKB, UN WOMEN, OSBE, BE etj.

Në fjalën e saj, Xhaçka theksoi se ngjarjet e fundit nëpër botë kanë ndikuar në mënyrë drastike në perspektivat për organizatat e grave, duke çuar edhe në ndërprerjen e angazhimeve konkrete për këtë agjendë.


“Ne duhet të forcojmë bashkëpunimin dhe koordinimin me organizatat rajonale, zëri i tyre të dëgjohet në Këshillin e Sigurimit. Është koha, që ta çojmë bashkëpunimin tonë me organizatat rajonale në një nivel të ri. Veçanërisht jetik, është ky bashkëpunim në kontekstin e grushteve të fundit ushtarake dhe marrjes së pushtetit me forcë në disa vende, ku kemi qenë dëshmitarë të ndërprerjes së papritur të angazhimeve kombëtare për agjendën ‘Gratë, Paqja dhe Siguria’, u shpreh kryediplomatja shqiptare.

I pranishëm në këtë debat, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Gutierres, sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së, Helga Maria Schmid dhe ambasadorja e BE-së, Stella Ronner-Grubačić etj. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!