Për herë të parë në 20 vjet, sot Kabuli ishte plotësisht nën kontrollin e talebanëve të cilët raportohet se ishin të pranishëm kudo në qytet. Mediat në vend raportojnë se shumë dyqane në qytet dhe institucione ishin të mbyllura.
Një tjetër ndryshim i madh ishte se prania e grave në rrugët e Kabulit ishte e ulët dhe, si në ditët e mëparshme, nuk kishte asnjë lajm për aktivitetin e tyre. Sipas disa mediave, banorët e kryeqytetit janë të kënaqur që nuk pati luftë në Kabul dhe duan që institucionet të rihapen sa më shpejt të jetë e mundur.
“Zyrat qeveritare duhet të hapen sa më shpejt që të jetë e mundur dhe shërbimet duhet t’u ofrohen njerëzve,” tha një banori i Kabulit Ehsan al-Haq.
Por një numër banorësh të tjerë të kryeqytetit shprehën shqetësimin për praninë e personave të armatosur në rrugë, duke thënë se një numër institucionesh qeveritare ishin plaçkitur prej tyre. Persona të armatosur që paraqiten si talebanë që patrullojnë rrugët, duke sekuestruar automjete qeveritare dhe një numër automjetesh joqeveritare.
Rritja e çmimeve të ushqimit është një shqetësim tjetër që po theksojnë banorët e kryeqytetit.
“Mielli ishte 17,100 dhe tani është 2,100,” tha Aminullah, një shitës. s.b/abcnews.al/

