Anëtarja e bordit të AMCHAM, Teuta Sahatçija thotë se gratë në Kosovë, janë fokusuar kryesisht në bizneset e vogla.
Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Sahatçija u shpreh se gratë kanë më pak vetbesim se burrat për të hapur një biznes.
Sahatçija shtoi se duhet më shumë punë për fuqizimin e grave.
“Një pjesë e madhe e grave në biznes janë më tepër të fokusuara në biznse të vogla, familjare, që varen më shumë nga ato. Numri i tyre në biznese të mëdha është më i vogël. Jam inxhinere në profesion, kam pasur biznes pas luftës, në teknologji. Kam përfaqësuar Motorola në Kosovë. Pastaj kam pasur një shkëputje, 16 vjet në shërbim publik, si deputete, amabsadore dhe zv.ministre e Punëve të Jashtme. Iu Riktheva biznesit, por nuk ishte e lehtë. Një pjesë të gravë kanë vështirësi. Biznesi im është biznes me klientë amerikanë. Shërbime software, por edhe shërbime të tjerë. Një pjesë e punëtorëve në kompaninë time janë gra. Gratë kanë më pak vetëbesim se burrat. “, theksoi ajo./abcnews.al

