Gratë naftëtare në ditën e 13 të grevës së urisë: Po dobësohemi çdo ditë! Do rrimë deri në vdekje

schedule10:02 - 27 Tetor, 2020

schedule 10:02 - 27 Tetor, 2020

Gratë naftëtare të Uzinës së Ballshit kanë hyrë në ditën e 13 të grevës së urisë. Ato thonë se nuk do dalin nga greva e urisë pa marrë 13 pagat e prapambetura të cilat shprehen se i kanë fituar me gjyq.

Ato i bëjnë thirrje kryeministrit të dëgjojë zërin e tyre përndryshe do qëndrojnë atyre deri në vdekje. Gratë naftëtare i kërkojnë deputeteve të parlamentit që të shikojnë se në çfarë gjendje janë ato.

“Zëri ynë nuk po dëgjohet. Nuk e dimë çfarë presin që të na japin një zgjidhje. Nuk dalim që këtu. Do të rrimë deri në vdekje. Fëmijët i kemi lënë në shtëpi na shikojnë vetëm nga televizori.

Përditë po ndihemi më të dobëta. Nuk jemi gra për show, luftojmë për bukën e fëmijëve. Zoti kryeministër jepi zgjidhje këtyre grave. Vërtetë thotë është privat me privat por ai është rregullator. Të kthehet në qeveri humaniste për nënat”, shprehen ato./mv. abcnews.al