ROSKOVEC- Ky mund të jetë grupi më i madh i mysafireve që kanë vizituar Roskovecin kohët e fundit. Janë gra dhe vajza nga Kosova, mbartin mbi supe një histori rënieje dhe ringritjeje si ajo e feniksit.
Zonjat nga fshati Krushë i Kosovës qëndruan dy ditë në Roskovec. Ato janë modeli i suksesit që kryebashkiakja Majlinda Bufi shpreson ta zbatojë edhe në këtë zonë
Përtej simbolikës së 8 marsit, këto zonja përcollën në mënyrë të qartë mesazhin se gruaja ringrihet gjithmonë pavarësisht dhimbjes me të cilën përballet. Nen drejtimin e zonjës Fahrije Hoti, gratë e fshatit Krushë shumicës prej të cilave u janë vrarë bashkëshortët në luftë, kanë themeluar një kooperativë ku punojnë dhe sigurojnë jetesën për familjet e tyre
Zonja Hoti është gjithashtu themeluese e organizatës së personave të zhdukur. Fahrije Hoti është nënë e dy fëmijëve dhe njëra nga 200 gratë e Krushës së Madhe që humbën bashkëshortët, djemtë ose të dy bashkë gjatë luftës së fundit.
Si të mbijetuara të luftës, gratë dhe zonjat e Krushës së Madhe janë jo vetëm forcë por edhe model për pasardhësit e tyre.
Kryetarja e Bashkisë Roskovec mirëpreti zonjat e fshatit “Krushë e Madhe ” të Komunës së Rahovecit dhe ju dhuroi atyre mirënjohjen e qytetit dhe dhurata simbolik Ndërsa në Fier “mbrëmja filipineze” solli përveç argëtimit edhe mesazhin e pranimit të diversitetit mes kulturave dhe popujve./abcnews.al