Shenjat mbi fytyrë i ka të përsëritura.
Janë pasojë e dhunës nga bashkëshorti i saj.
Kjo grua nga Fieri, nënë e dy fëmijëve të mitur, tregon se është detyruar të marrë dy herë urdhër mbrojtjeje e të çojë pas hekurave partnerin e dhunshëm.
Me të vegjlit përdore është rikthyer në dyert e gjykatës për t`ja lehtësuar akuzën babait të fëmijëve të saj.
Tregon se ka frikë nga hakmarrja dhe i druhet mentalitetit.
Pavarësisht se vetë do të tërhiqet nga padia, grave e vajzave u bën thirrje të mos frikësohen.
Në Fier rastet e dhunës me bazë gjinore janë në rritje.
Përgjatë 9 muajve të këtj viti gjykata e qytetit ka lëshuar 213 urdhera mbrojtjeje. Në të njëjtën periudhe të vitit të shkuar ishin vetem tre raste më pak ndërkohë shifrat deri në fund të 2023-shit pritet të kalojnë ato të vitit të kaluar./abcnews.al