Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Gratë dhe të rinjtë më të prekurit nga depresioni për shkak të pandemisë

schedule08:51 - 22 Tetor, 2021

schedule 08:51 - 22 Tetor, 2021

Sipas një studimi, të botuar në “Lancet”, depresioni dhe ankthi kanë shënuar rritje gjatë pandemisë.  Të dhënat u analizuan në një meta-analizë për të vlerësuar ndryshimin e incidencës së sëmundjeve mendore para dhe gjatë pandemisë, përmes disa treguesve, si lëvizja e lirë e njerëzve dhe numri ditor i rasteve dhe vdekjeve nga SARS-CoV-2.

Sipas studimit, gratë dhe të rinjtë ishin më të prekurit në krahasim me burrat dhe të moshuarit. Gjatë 2020-2021 u regjistruan 53.2 milionë raste të depresionit, një rritje prej 27.6%, me një incidencë totale prej 3152.9 raste për 100,000 banorë.

Gjithashtu,  76.2 milionë persona vuanin nga ankthi,  një rritje prej 25.6%, me një incidencë totale prej 4802.4 raste për 100,000 banorë. Studiuesit thanë se pandemia ka rritur nevojën për të forcuar sistemin e shëndetit mendor në të gjitha vendet e botës./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!