Granit Xhaka nuk do të jetë më lojtar i Arsenalit. Mesfushori me origjinë shqiptare nuk u grumbullua në sfidën e djeshme përballë Chelsea dhe mediet britanike dhe ato gjermane raportojnë se është gjetur një akord mes Arsenalit dhe Hertha Berlin për transferimin e mesfushorit 27 vjeçar.
Xhaka do të transferohet në formë huazimi për gjashtë muajt e mbetur të sezonit, ndërsa në verë, klubi gjerman do i paguajë plot 30 milionë euro Arsenalit për kartonin e mesfushorit. Mendohet se mesfushori i Zvicrës do të nënshkruajë një kontratë 4 vjeçare.
Xhaka u transferua te “Topçinjtë” në verën e vitit 2016, por nuk arriti për asnjë moment të justifikojë 40 milionë eurot e paguara për të. Për më tepër, Xhaka ka pasur edhe probleme të shumta me tifozerinë londineze.