Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Granit Plava ndërron deklaratën për vrasjen e Liridona Ademajt: Kisha marrëveshje me Naim Murselin, do më jepte…

schedule15:30 - 26 Mars, 2026

schedule 15:30 - 26 Mars, 2026

I akuzuari për vrasjen e Liridona Ademajt, Granit Plava, e ka ndryshuar deklaratën të enjten, duke i thënë Gjykatës Themelore në Prishtinë se vrasja u krye në marrëveshje me bashkëshortin e viktimës, Naim Murseli.

Gjatë gjykimit më 26 mars, Plava u tërhoq nga deklarata e dhënë më parë në Polici, duke pohuar se tani po thotë të vërtetën.

Plava tha se deklaratën në Polici e kishte bërë në bazë të marrëveshjes që kishte me Murselin.



Liridona Ademj u vra në nëntor të vitit 2023. Murseli akuzohet për planifikimin e vrasjes, ndërkaq në këtë rast akuzohet edhe Kushtrim Kokalla.

Duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtësit të tij, avokatit Skender Gojani, i akuzuari Plava tha se kishte marrëveshje me Naim Murselin dhe se ai ka qenë në dijeni për veprën për të cilën sot po akuzohet.

Përgjatë dëshmisë, Plava pretendoi se Murseli i ka ofruar punë, pagë në vlerë prej 1.300 eurosh, si dhe një veturë G-Class. Kur e ka pyetur se kë do të vriste, sipas Plavës, Murseli i kishte thënë se nuk ka nevojë që ta dijë, por vetëm të marrë përgjegjësinë.

“Asnjëherë nuk më ka treguar kush është personi [që duhej vrarë], edhe më ka thënë veç do të marrësh përgjegjësinë ti, asgjë tjetër. Pa u bërë dy vjet të nxjerr nga burgu, e di çfarë pushteti kam”, ka deklaruar Plava, duke cituar atë që pretendon t’i ketë thënë Murseli.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!