Granatë në kishë, 15 të vdekur në Afrikën Qendrore

schedule22:11 - 1 Maj, 2018

schedule 22:11 - 1 Maj, 2018

Një sulm me granatë është verifikuar të martën në një kishë katolike në Republikën e Afrikës Qendrore, ku si pasojë e shpërthimit 15 persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë plagosur. Në kishën që mban emrin Notre Dame, sipas mediave ndërkombëtare, ishin mbledhur qindra besimtarë për të festuar ditën e një shenjtori. Papritur, gjatë meshës janë paraqitur disa persona të armatosur që kanë hedhur granata ndaj tyre. Mes viktimave është edhe një prift. Kisha Notre Dame, në kryeqytetin Bangui, është bërë objekt sulmi edhe në maj të vitit 2014. Objekti i kultit ndodhet shumë pranë zonës PK5, siç njihet enklava myslimane që shpesh herë bëhet qendër e përplasjeve të armatosura. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!