Në kuadër të bashkëkryesimit të Konferencës së tetë të Krerëve të parlamenteve të Ballkanit Perëndimor, Gramoz Rucci në sesionin e dytë të konferencës doli për “dimensionin e sigurisë së bashkëpunimit të ballkanit perëndimor si kontribut në stabilitetin e Europës.” Për kreun e Kuvendit shqiptar, u shpreh se procesi i integrimit në vetvete ndihmon në përballimin e krizave dhe sfidave ndaj sigurisë sot. Thelbësore në fjalën e tij ishte se vendi ynë, përpos masave ligjore të ndërmarra derimë tani, apo politikave sociale të brendshme, është fokusuar plotësisht në nxitjen e bashkëpunimit rjonal, sa i përket sigurisë. Nxitja ndaj Bashkimit Europian për të përshpejtuar procesin e integrimit me vendet jo-anëtare, kur thotë se: sfidat globale kërkojnë përballje globale dhe koordinim në adresimin e tyre, në përmbyllje të fjalës së tij i hapin rrugën një reflektimi në dukje. Ne në ballkanin perëndimor duhet të tregojmë vendosmëri në rrugën e reformave të cilat janë përgjegjëse për shpejtësinë me të cilën zhvillohet procesi i integrimit, përfundon ai.
Gramoz Ruçi në sesionin e dytë të Konferencës me homologët e Ballkanit Perendimor: Duhet vendosmëri në rrugën e reformave
schedule15:21 - 28 Tetor, 2017
schedule 15:21 - 28 Tetor, 2017