Grammy Awards 2022: Omicron shtyn natën më të madhe të muzikës

schedule06:37 - 6 Janar, 2022

schedule 06:37 - 6 Janar, 2022

Organizatorët e shfaqjes së 64-të vjetore të Grammy Awards që do të mbahej në SHBA në fund të këtij muaji deklaruan se është shtyrë për shkak të koronavirusit. “Recording Academy” dhe “CBS” thanë gjatë një deklarate të tyre se pasiguria rreth variantit Omicron do të thotë të ecësh në një rrugë me shumë rreziqe. Eventi, i cili konsiderohet si nata më e madhe e muzikës është shtyrë dhe ishte planifikuar për tu zhvilluar në datën 31 janar në qytetin e Los Anxhelosit.

Organizatorët deklaruan se së shpejti do të komunikojnë datën e re që do të organizohet spektakli. Ata thanë gjithashtu gjatë deklaratës së tyre se shëndeti dhe siguria e komunitetit të muzikës, publikut dhe punonjësve mbetet prioriteti i tyre kryesor. Tastieristi i xhazit Jon Batiste ka më shumë nominime ndërsa këngëtarët Olivia Rodrigo, Lil Nas X, Billie Eilish, Justin Bieber dhe Doja Cat janë në garë për çmimet kryesore raporton “BBC”.

Anulimi i eventit vjen pas anulimit të festivalit të filmit Sundance në Utah për shkak të përhapjes së  shpejtë të variantit Omicron. Organizatorët e festivalit deklaruan që të gjithë premierat e filmit do të shfaqen online dhe eventet do të ndodhin online. Një pjesë e spektaklit Grammy Awards u zhvillua online vitin e kaluar pasi u rrit numri i infektimeve në qytetin e Los Anxhelosit.

/ abcnews.al