“Graj gomarit tat”: Meta i përgjigjet Veliajt për shprehjen tironse

schedule14:05 - 14 Maj, 2020

schedule 14:05 - 14 Maj, 2020

Gjatë konferencës për mediat, ku njoftoi padinë  kundër prishjes së Teatrit Kombëtar , Presidentit Ilir Meta i është përgjigjur kryebashkiakut Erion Veliaj.

Më herët ky i fundit, duke mos përmendur kreun e shtetit, tha se qeveria dhe bashkia nuk duhet të ndërmarrin asnjë veprim në lidhje me teatrin, ndërsa publikoi një shprehje “tironse” në rrjetet sociale.

LEXO EDHE: Meta padi kundër prishjes së Teatrit: Po cenohet identiteti, Rama e Veliaj kaluan kompetencat

“Kanë një shprehje epike tironcit për gjithë ata që sistematikisht fusin hundët në gjëra që as i kuptojnë, as u takojnë: Graj gamorin tat!”, shkroi Veliaj.

Ndërkohë, Meta iu përgjighj sot interesit të gazetarëve, të cilët e pyetën për këtë shprehje.

“Unë ju uroj të kaloni sa më mirë sot, ishte kënaqësi që patëm këtë komunikim dhe dua ta theksoj se për cilindo që nuk e ka kuptuar dhe nuk do e kuptojë asnjëherë, që Europa nuk është thjesht euro, është kulturë, vizion por edhe identitet”- tha Meta. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!