Graham Potter: Mount pati një sezon të vështirë, ai është një profesionist i vërtetë

schedule18:13 - 31 Mars, 2023

schedule 18:13 - 31 Mars, 2023

Pas zyrtarizimit në krye të pankinës së Bayern Munich, tekniku gjerman Thomas Tuchel i bërë “të qarta” objektivat e tij për verën, ku ndër to ishte dhe “i preferuari” i tij, që nga periudha kur gjermani drejtonte “blutë” e Chelsea, Mason Mount.

Mirëpo, pas zërave dhe aludimeve të shumta për të ardhmen e lojtarit, ditën e sotme, në një konferencë për shtyp, tekniku i londinezëve, Graham Potter i kushtoi disa minuta dhe situatës së Mount.

“Ky sezon për të ka qenë i vështirë. Ai ka patur kaq shumë lëndime të bezdisshme dhe kaq shumë thashetheme jashtë fushës. Ai është një profesionist i vërtetë. Ndonjëherë duhet t’i bësh gjërat mirë edhe nëse ecuria e karrierës tënde nuk duket optimale dhe ai e bëri atë”,- tha Potter në fjalët e tij. /i.m /abcnews.al