“Graciano është ashtu siç duket?”, Argjira Spanca flet “pa dorashka”

schedule12:22 - 11 Dhjetor, 2022

schedule 12:22 - 11 Dhjetor, 2022

Argjira Spanca dhe Graciano Tagani janë një ndër çiftet më të dashur të showbizit shqiptar. Ata pëlqehen nga të gjitha moshat për energjinë pozitive që transmentojnë. Sakaq, kanë edhe shumë ndjekës në rrjetet sociale, si pasojë janë edhe shumë aktiv.

Së fundmi, Argjira i ka dhënë mundësinë fansave të saj të bëjnë pyetjet që dëshirojnë dhe nuk kanë munguar ato që lidheshin me Gracianon.

“Kaq i ëmbël është gjithmonë Graciano apo nuk është ashtu si duket?”, i ka shkruar një nga ndjekësit.

Ndërkohë, moderatorja i është përgjigjur: “Secili njëri ka huqet e veta, edhe unë te Graciano kam shumë gjëra që mbase nuk më pëlqejnë ose më bëjnë me nerva, ama kryesisht e rëndësishme është që është shumë i ëmbël, shumë i dashur, shumë i respektueshëm dhe më surprizon gjithmonë. Kështu që shumë shpejt ai do të bëjë publike, diçka shumë ‘cute’ që ma ka bërë surprizë mua”.

Sakaq, ajo ka zbuluar se Vitin e Ri do ta festojnë në Kosovë këtë herë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!