Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Grabitjen e dytë e bëmë në Kavajë”, Nuredin Dumani: Bashkë me Çelën, Feçin dhe Sharrën i morëm lekët një kambisti

schedule13:08 - 20 Shkurt, 2025

schedule 13:08 - 20 Shkurt, 2025

TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme, i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani në sallën e gjyqit vijon të nxjerrë bashkëpunëtorët dhe të tregojë episodet kriminale, që ka kryer së bashku me ta.

Pas rrëfimit për njohjen me Gentian Sharrën dhe grabitjen e një makine dhe një argjendari në Elbasan, Dumani thotë se veprimtaria e tyre është shtrirë edhe në qytete të tjera të vendit.

Ai tregoi në sallën e gjyqit se grabitjen e dytë me Gentian Sharrën dhe të tjerë e kanë kryer në Kavajë. Sipas tij, në këtë episod, ata kanë dhunuar dhe i kanë marrë paratë një kambisti.

“Grabitjen e dytë e kemi bërë në Kavajë kemi dhunuar dhe i kemi marrë lekët një kambisti. Unë Talo Çela, Ilirjan Feci dhe Gent Sharra”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!