Policia spanjolle ka arrestuar 7 shqiptarë të cilët dyshohet se janë përfshirë në grabitjen spektakolare me eksploziv të kryer më 28 mars në një supermarket në Terrassa, sipas burimeve pranë rastit.
Ata janë arrestuar javën e kaluar. Hetimet u kryen nga një grup i posaçëm i Sektorit të Hetimeve Penale (DIK).
Grabitja ndodhi në Roc Blanc pak pas orës 15:00 të së hënës (28 mars). Fqinjët dëgjuan “një zhurmë të fortë, si një shpërthim”.
Sipas medieve spanjolle ata kishin hedhur në erë derën e sigurisë jashtë, në rrugën Bailén, pikërisht pranë hyrjes së objektit. Ata po kërkonin një kasafortë.
Pasi e gjetën u larguan me një automjet.
Provat dhe hetimet tregojnë se hajdutët e kishin studiuar shumë mirë qëllimin e tyre./abcnews.al/