Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Grabitjet Muzeun i Luvre/ Zhduket koleksioni i Napoleon Bonapartit

schedule12:09 - 19 Tetor, 2025

schedule 12:09 - 19 Tetor, 2025

Muzeu i famshëm i Luvrit në Paris është mbyllur për publikun pas një grabitjeje të ndodhur mëngjesin e së dielës, 19 tetor, ngjarje të cilën e ka konfirmuar vetë ministrja franceze e Kulturës, Rachida Dati.

Në një deklaratë të publikuar në rrjetin social X, muzeu njoftoi mbylljen për “arsye të jashtëzakonshme”, pa ndarë detaje. Pak më vonë, ministrja Dati konfirmoi se bëhej fjalë për një grabitje, duke shtuar se fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Ajo ndodhej në vendngjarje, së bashku me autoritetet policore dhe përfaqësues të muzeut.

Sipas të përditshmes franceze Le Parisien, grabitësit, të maskuar dhe të pajisur për të shmangur sistemet e sigurisë, kanë hyrë në ndërtesë nga ana e lumit Senë, në një zonë ku aktualisht po kryhen punime ndërtimi. Hetimet paraprake tregojnë se dy prej tyre kanë thyer dritaret dhe janë drejtuar për në Galerinë Apollo, ku kanë arritur të marrin nëntë bizhuteri të çmuara nga koleksioni i Napoleonit dhe Perandoreshës.

Ndër sendet e vjedhura përfshihen një gjerdan luksoz, një karficë dhe një kurorë, të ekspozuara në seksionin e dedikuar për Napoleonin dhe Sovranët Francezë. Një grabitës i tretë raportohet se ka qëndruar jashtë, duke shërbyer si ndihmës për arratisjen.

Policia ka nisur një hetim të plotë dhe zonat përreth muzeut janë siguruar. Deri më tani, nuk është bërë e ditur vlera e bizhuterive të vjedhura, por ekspertët besojnë se bëhet fjalë për objekte me rëndësi të madhe historike dhe kulturore.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!