Pronari i një vreshti u befasua kur arriti në pronën e tij në Kroaci të mërkurën. Ai gjeti derën e thyer të vilës dhe u fut në shtëpi me frikë.
Pas një kontrolli të plotë, ai zbuloi se dikush i kishte vjedhur të gjithë stokun e rakisë së bërë vetë. Thuhet se në bodrum kishte rreth 40 litra.
“Në periudhën 22-26 korrik, në zonën e verës në Mali Potoçec, një person i panjohur ka hyrë në një shtëpi të fundjavës dhe ka vjedhur dhjetëra litra pije alkoolike. Kjo ka bërë që pronari të humbasë disa qindra euro. Oficerët e policisë po kryejnë hetim penal”, ka zbuluar mëngjesin e kësaj të premte policia.
Përveç derës së thyer dhe rakisë së vjedhur, hajduti nuk ka marrë asgjë tjetër./abcnews.al