Grabitja e ndodhur brenda ndërtesës së Hipotekës në Tiranë mbetet ende e paqartë.
Policia në njoftimin e saj që shpërndau zyrtarisht për mediat, i vetmi për këtë ngjarje, bën të ditur se është grabitur filiali i Postës Shqiptare brenda këtij institucioni.
Nga ana tjetër Posta Shqiptare ka reaguar përmes një deklarate, ku sqaron se nuk është grabitur filiali i saj, por aludon për një filial banke në të njëjtën ndërtesë.
“Posta Shqiptare Sh.A u informua në lidhje me një grabitje që ka ndodhur në një Bankë të Nivelit të Dytë, në ambientet e sporteleve të zyrave të pritjes të Hipotekës, Tiranë-thuhet ne njoftim. Sipas informacioneve të marra nga organet kompetente, -vijon deklarata e Postës, fatmirësisht rezulton se nuk ka patur dëmtime fizike në njerëz, dhe saktësohet se kjo grabitje nuk ka ndodhur në Zyrën e Shërbimit Postar që operon në ambientet e brendshme të Hipotekës./abcnews.al
Grabitja tek Hipoteka e Tiranës, reagon Posta Shqiptare
schedule20:02 - 15 Janar, 2018
schedule 20:02 - 15 Janar, 2018