Gjykata e Krimeve të Rënda urdhëroi marrjen me detyrim të kampionit biologjik për Oltion Veselin, i dyshuar për grabitjen e 6 milionë eurove në Rinas në prill të këtij viti. Veseli kishte refuzuar ta jepte kampionin e ADN-së me argumentin se i është marrë një herë.
Oltin Veseli, njëri prej të arrestuarve për grabitjen e rreth 6 milionë eurove në Aeroportin e Rinasit kishte refuzuar disa herë që të jepte kampionin biologjik për të ndërtuar profilin e ADN-së. Për këtë arsye, Gjykata e Krimeve të Rënda të enjten ka urdhëruar marrjen me detyrim të kampionit biologjik të Veselit.
Ai e kishte refuzuar një gjë të tillë me argumentin se kampioni i është marrë një herë nga policia. Gjithashtu, togat e zeza kanë rrezuar ankimin e Oltion Veselit dhe Elton Piklit për zgjatjen e afateve hetimore me 3 muaj nga prokuroria për krime te renda. Ndërkaq ,Gjykata ka vendosur te lere ne burg 6 personat e arresuar per grabitjen e parave në Rinas. Disa ditë me parë polica gjeti dy shuma të tjera parash që dyshohet se i përkasin grabitjes së Rinasit. Shuma prej 5 mijë eurosh i është gjetur Elton Piklit, i cili është një prej të arrestuarve si autor i dyshuar i grabitjes.
Një shumë tjetër i është gjetur babait të Renaldo Sulës, edhe ky i arrestuar për grabitjen. Paratë e gjetura kanë rezultuar se i përkasin një prej bankave të nivelit të dytë. Ngjarja ndodhi më 9 prill 2019 në Aeroportin e Rinasit, ku u grabitën rreth 6 milionë euro të cilat do të transportoheshin jashtë vendit. Gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë mbeti i vrarë Admir Murataj, i cili pretendohej se ishte edhe koka e bandës. Ndërkohë të arrestuar janë gjashtë persona, ndërsa në kërkim janë tre të tjerë. /abcnews.al