Grabitja e zarfeve me lekë, zbulohet shuma që morën grabitësit

schedule10:38 - 26 Shtator, 2018

schedule 10:38 - 26 Shtator, 2018

Policia e Vlorës ka zbuluar të dhëna të reja për grabitjen e parave në një furgon mëngjesin e së martës. 19 mijë euro është shuma që tre personat e armatosur dhe të maskuar morën nga zarfat që emigrantët i kishin dërguar me furgon pranë familjeve të tyre. Policia ka arrestuar njërin nga autorët, Amando Kuqin 29 vjeçar nga Mamurrasi dhe është në kërkim të dy të tjerëve gjithashtu të identifikuar. Grabitësit përdorën dy makina gjatë grabitjes dhe ato u bllokuan nga policia e cila i ndoqi në kodrat e Pnajasë. Gjithashtu janë kapur dy armë zjarri me të cilët u kërcënua shoferi që kishte zarfet me lekë dhe pritësit e tyre.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!