Pas njoftimit nga Policia e shtetit se është bërë e mundur ndalimi i të dyshuarit të pestë për grabitjen në Rinas, ka ardhur dhe reagimi i Kryeministrit Rama, i cili në rrjetin social “Twitter” ka theskuar se, policia ka kaluar në një nivel tjetër fuqie goditëse mbi krimin.
Postimi i Kryeministrit në Twitter:
Arrestohet edhe një autor tjetër i grabitjes së Rinasit, duke e ngushtuar më tej rrethin e keqbërësve falë punës intensive dhe profesionale të Policisë së Shtetit.E cila po provon se ka kaluar në një nivel të ri fuqie goditëse ndaj krimit, duke folur përditë me rezultate konkrete
— Edi Rama (@ediramaal) April 23, 2019