Vëllai i Ragip Hajdinit, i arrestuar si autor i dyshuar i grabitjes së Rinasit, e ka mohuar përfshirjen e tij në këtë ngjarje. Sipas Mustafa Hajdinit, vëllai i tij nuk ka lidhje me grabitjen dhe se e vetmja gjë që po e penalizon atë, është pjesëmarrja në varrimin e Admir Muratajt.
“Daja” që po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për grabitjen e Rinasit, nuk është Ragip Hajdini. Kështu u shpreh Mustafa Hajdini, vëllai i të arrestuarit në bazë të dëshmisë së dhënë nga Alkond Bengasi, ndërsa shtoi se ai thirret me një tjetër emër.
“Nuk thërritet “Daja” Ragip, vetëm “Gipa” dhe “Gipe”. Jam trondit, më së pari jam trondit kur e ka dëgjuar si ngjarje që ka ndodh ajo punë. Tani vëllanë e tij Ragipi e njohu 15 ose 17 vite më parë pasi kemi qenë refugjatë në Gjermani, si shumë kosovarë dhe shqiptarët që kanë arrit refugjatë më punuar në Gjermani”.
Pak para se ta takonte në qelitë e paraburgimit, ku qëndron i izoluar i arrestuari i 6, Mustafa pohoi se, edhe në të kaluarën Ragipi ka qenë i ndaluar në Kosovë për disa vepra penale por në fund ka marrë pafajësi.
“Ragipi ka 7-8 muaj që është këtu, por që merret me lokal me atë lokal që kam blerë unë dhe është pronë e imja tek Shkëmbi i Kavajës. Ka qenë i arrestuar dhe ka dalë pas 6 muajsh si i pafajshëm”.
Sipas familjarëve, “Daja”, nuk kishte arsye të bënte grabitje, pasi ka të ardhura të mjaftueshme.
“Është e padrejtë. Pashë nëpër portale dhe as nuk po dua me hy me lexuar ose me këqyr sepse është babai im. Po shkruajnë gjithçka që nuk është e vërtetë. Është njollë edhe për familjen mos me mund të dal në qytet sepse rri duke të parë krejt qyteti. Por e drejta do të vijë”.
Ragip Hajdini u zbulua nga dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Alkond Bengasi. Ky i fundit i prangosur, për modifikimin e furgonit me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”. Kosovari ka kërkuar të ballafaqeohet me të penduarin, pasi ka mohuar të ketë lidhje me grabitjen./ABC News Albania 24 /7