Grabitja e Kredo.al, autorët u larguan drejt Brrylit! Dyshohen se morën 2-3 mln lekë të vjetra

schedule15:22 - 23 Janar, 2021

schedule 15:22 - 23 Janar, 2021

Detaje të reja janë mësuar nga grabitja e ndodhur mesditën e sotme në filialin e institucionit financiar në Tiranë, Kredo.al. Gazetarja Xhensila Kodra raporton për ABC se ende nuk është përcaktuar shuma e saktë që grabitësi ka marrë, por momentalisht dyshohet se bëhet fjalë për një shifër 2-3 milionë lekë të vjetra.

Ka qenë një person i maskuar që është futur në ambientet e brendshme të këtij institucioni, i cili nga deklarimet e para të njërës prej punonjësve, mësohet se i ka drejtuar armën dhe ka marrë paratë për t’u larguar. Ai dyshohet se ka pasur një tjetër bashkëpunëtor i cili mund të ketë pritur jashtë në momentin e ngjarjes.

Ata janë larguar drejt zonës së Brrylit ku tani do të bëhet këqyrja e kamerave të sigurisë së bizneseve në zonë për të mësuar destinacionin e tyre.

Aktualisht, grupi hetimor po vijon me marrjen në pyetje të dy punonjësve që kanë qenë në ambientet e brendshme të institucionit si dhe rojes së sigurisë private. Brenda një viti janë grabitur edhe dy pika të tjera të filialeve të këtij institucioni financiar./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!