Grabitja e eurove në Rinas/ SPAK kërkon 19 vite burg, ende në kërkim

schedule13:49 - 4 Nëntor, 2024

schedule 13:49 - 4 Nëntor, 2024

Prokuroria e posaccme ka dhënë të hënën pretencën për Talo Çelen, lidhur me grabitjen e 4.5 milione eurove në aeroportin Nënë Tereza në Rinas, ngjerje kjo e shënuar në muajin prill të vitit 2019.

SPAK kërkon dënimin e Talo Çelës  me 19 vite burgim.

Talo Çela  është një nga personat më të shumëkërkuar në Shqipëri. Ai u shpall në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Plumbi i Artë”, që coi në kapjen e Nuredin Dumanit, Henrik Hoxhajt si dhe të disa personave të tjerë.

Për grabitjen në Aeroportin e Rinasit në vitin 2019 gjykata e posaccme  në tetor të vitit të kaluar dënoi me 122 vite burg 7 të pandehurit e grupit kriminal.

Klement Çala u dënua me 20 vite, ndërsa gjashtë të tjerët me 17 vite burg.

Ndërsa senaca e radhes për Talo Çelen u caktuan  në datë 21 nentor ora 10.00, ku gjykata pritet të shpall vendimi lidhur me dënimin e tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!