Grabitja e eurove në Rinas, reagon Balluku: Aeroporti i kërcënuar lehtësisht

schedule21:03 - 9 Prill, 2019

schedule 21:03 - 9 Prill, 2019

Pas grabitjes së eurove në Rinas, ka reaguar ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila e konsideron ngjarje të rëndë duke theksuar se elementët e sigurisë kanë rënë dhe se grabitësit kanë arritur deri në pistën e aeroportit.

Nga Berlini ku ndodhet për një vizitë zyrtare, Balluku thekson se aeroporti është i kërcënuar lehtësisht deri edhe në akte më të rënda se sa ky që ndodhi gjatë së martës. Ministrja Balluku deklaron se shteti nuk duhet të qëndrojë duarlidhur për rastin, pavarësisht se aeroporti ruhet nga një kompani sigurie private.

Shteti do të flasë qartë dhe do të veprojë me të gjithë fuqinë e detyrimit për të garantuar sigurinë dhe funksionimin normal të aeroportit të vetëm ndërkombëtar të vendit, përfundon Belinda Balluku. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!