Një aksion nga Policia është ndërmarrë ditën e sotme për persona të përfshirë në ngjarje kriminale si dhe në grabitjen e biznesmenit Nazmi Çangu.
Raportohet se aksioni ka ardhur pas një hetimi nga policia ku në përgjim kishte 6 persona të dyshuar si të përfshirë në ngjarje kriminale. Ndërkohë si të dyshuar ishin në kërkim 4 persona.
Deri tani policia mësohet se policia ka shoqëruar 1 person të cilin e ka marrë në pyetje. Po ashtu gjykate janë kontrolluar disa banesa biznese dhe automjete të personave me precedent penal në fushën e vjedhjeve. Mësohet se në një banesë nga kontrollet është gjetur edhe një bllokues valësh.
Grabitja e Nazmi Çangut ndodhi në orët e para të mëngjesit të 24 tetorit. Autorët, kanë hyrë nga pjesa e pasme e banesës duke prerë telat rrethues në dy vende të ndryshme.
Pasi kyçën në dy dhoma anëtarët e familjes, autorët dhunuan në mënyrë barbare biznesmenin Nazmi Çangu. Sipas tij, ata i morën një armë gjahu Shotgan, bizhuteri e monedha floriri, si dhe para që kapnin vlerën e afro 120 mijë eurove. /abcnews.al/