Policia e Vlorës ka vënë në pranga një shtetas 41 vjeçar pas kallëzimit të një shtetase se i kishin vjedhur biçikletat.
Nga veprimet hetimore, u zbulua se ky shtetas kishte grabitur tre biçikleta që ishin parkuar në zonën e plazhit të Orikumit, në pronësi të një shtetase gjermane.
Policia sekuestroi gjithashtu edhe tre sendet e vjedhura.
” Falë veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum, u bë e mundur identifikimi dhe arrestimi i autorit të dyshuar të vjedhjes së tre biçikletave në Orikum, shtetasit: G. B., 41 vjeç, banues në Orikum, Vlorë.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, më datë 07.10.2025, ka vjedhur 3 biçikleta të markës “Bergamont”, në pronësi të një shtetaseje gjermane, të cilat ishin të parkuara në zonën e plazhit të Orikumit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 biçikletat e vjedhura.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”.” , njofton policia. / abcnews.al /



