Grabiti një makinë dhe shuma parash/ Vihet në pranga 43-vjeçari në Lushnje

schedule16:49 - 11 Dhjetor, 2024

schedule 16:49 - 11 Dhjetor, 2024

Një 43-vjeçar është vënë në pranga në Lushnje. Ky shtetas vodhi produkte të ndryshme dhe 2 arka kursimi në një market, gjatë natës, në fshatin Golem i Vogël.

Gjenden në banesën e tij dhe sekuestrohen automjeti, 2 arkat e kursimit me shuma parash dhe produktet e vjedhura.

Më pas, ai ka vjedhur një automjet të parkuar pranë këtij marketi dhe ka transportuar me të, produktet e vjedhura, në banesën e tij.

43-vjeçari është dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Po punohet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!