Një burrë u arrestua nga karabinierët e Giugliano-s, në provincën e Napolit, pasi kishte grabitur me armë në forcë dyqanin e dhëndrit të tij.
Pas grabitjes, burri shkoi të luante të gjitha lekët në lojëra elektronike.
Policia pas denoncimit të dhëndrit e gjeti Brenda një qendër bastesh. Në makinë, poshtë sediljes ndodhej ende arma e grabitjes.
Burri tani ndodhet në burg të pritje të gjykimit.
Biznesi i burrit të vajzës është një dyqan detergjentëesh. Ai kishte arritur të merrte 400 euro. Ka pasur shtatë fishekë në karikatorin e pistoletës “skenike” të përdorur për grabitjen./Abcnews.al/