Një burrë nga Shqipëria është arrestuar së fundmi nga autoritetet greke në zonën e Agios Nikolaos, pasi dyshohet se është përgjegjës për disa vjedhje e disa automjeteve.
Sipas mediave greke bëhet fjalë për një 50-vjeçar që ka kryer 9 grabitje në zonë në një hark kohor prej 4 muajsh, duke nisur nga 24 tetori i vitit të kaluar.
Gjatë grabitjeve mësohet se 50-vjeçari ka marrë para, bizhuteri dhe sende të tjera që ka gjetur brenda makinave.
Sakaq, ai u vu në pranga nga policia vendase të cilët po ashtu zbuluan mjetet e tij të vjedhjes, ku përfshihen një kapuç, doreza dhe një elektrik dore.
/abcnews.al