Grabiti 20 mijë euro në autobusin e kthyer nga Italia, kush është Ylli Murati që OFL i çoi “letrën”

schedule13:34 - 3 Qershor, 2020

schedule 13:34 - 3 Qershor, 2020

OFL i ka dërguar formularin për deklarimin e pasurisë Ylli Muratit nga Tirana, i cili u arrestua dy vite më parë përmes operacionit “Shigjeta” me akuzën e grabitjes me armë.

Murati u arrestua në 24 tetor të vitit 2018 pasi grabiti me armë 20 mijë euro në autobusin e linjës Itali-Vlorë.

Bashkë me Muratin policia arrestoi më herët edhe një person tjetër.

Gjatë kontrollit të ushtruar, 37-vjeçari iu gjet dhe sekuestrua një dozë kokainë.

Lexo edhe: OFL mësyn në Tiranë, kush janë 4 të dënuarit që duhet të justifikojnë pasurinë

Ngjarja

Dy personat e armatosur me kallashnikov kanë qëndruar brenda në makinën benz, ndërkohë personi i tretë që mbante në dorë një pistoletë, ka zbritur nga makina duke thirur “Policia e Shtetit”, dhe menjëherë kanë filluar t’i marin paratë udhëtarëve.

Autobusi ka mbërriur nga Italia rreth orës 08:30, në ambientet në sheshin e stadiumit “Flamurtari”. Pasi është parkuar në vendin e ngjarjes është afruar një automjet tip “Benz” me targa AA 523 BT, nga ku kanë zbritur 3 persona të armatosur dy prej tyre me armë automatike dhe një person me armë pistoletë.

Personat kanë kërcënuar me anë të armëve Defrim Balilajn duke i marrë një shumë prej 4000 euro si dhe një shumë tjetër prej 15.350 euro të cilat i kishte të vendosur nën sedilen e shoferit dhe janë larguar në drejtim të rrugës Vlorë -Novoselë.

Njoftimi i plotë:

Kapet dhe ndalohet nga Forca “Shigjeta” një nga autorët e vjedhjes me armë të një autobuzi të ndodhur më 25 shtator 2018 në qytetin e Vlorës.

Shërbimet e Forcës “Shigjeta”, gjatë kontrolleve të ushtruara përgjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, kapën dhe ndaluan shtetasin :

– Ylli Murati, 35 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas është person i shpallur në kërkim nga D.V.P. Vlorë, pasi më datë 25.09.2018 në zonën e Skelës në bashkëpunim dhe me dy persona të tjerë kanë vjedhur nën kërcënimin e armëve të zjarrit shoferin dhe pasagjerët e autobusit të linjës “Itali-Vlorë”.

Gjatë kontrollit të ushtruar këtij shtetasi iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një dozë me lëndë narkotike e dyshuar “Kokainë” .

Po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale në ngarkim të këtij shtetasi.