Një grabitje ka ndodhur këtë të premte në zyrën e OSHEE në Tiranë.
Gazetarja Xhensila Kodra bën me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën Qemal Stafa, në afërsi të pazarit të ri.
Menjëherë shërbimet e policisë janë nis për në vendin ku është raportuar.
Deri më tani nuk dihet shuma që autorët kanë marrë, ndërkohë që policia ka zbarkuar në zyrat e OSHEE.
Aktualisht po vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.e.su./abcnews.al