Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Vodhën shkollën në Lezhë/ Identifikohen dy të mitur, morën 16 laptopë e regjistrues, në kërkim edhe bashkëpunëtorë

schedule10:24 - 16 Mars, 2026

schedule 10:24 - 16 Mars, 2026

Një vjedhje është regjistruar në një shkollë 9-vjeçare në Lezhë, ku persona të paidentifikuar kanë dëmtuar ambientet e brendshme dhe kanë marrë pajisje elektronike.

Rreth orës 17:00, drejtoresha e shkollës ka njoftuar Policinë se në ambientet e brendshme të institucionit arsimor janë konstatuar 5 dyer të dëmtuara. Sipas deklarimit paraprak, dyshohej se ishin marrë disa dokumente, një kompjuter dhe pajisja DVR e kamerave të sigurisë.

Nga hetimet e kryera nën drejtimin e Prokurorisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë arritën të identifikojnë dhe procedojnë penalisht në gjendje të lirë dy të mitur, 17 dhe 14 vjeç, të dyshuar si të përfshirë në ngjarje.



Sipas Policisë, dyshohet se ata, në bashkëpunim me katër persona të tjerë, kanë dëmtuar dyert e brendshme të shkollës dhe kanë marrë 16 laptopë dhe pajisjen DVR të kamerave të sigurisë.

Nga këqyrja e pamjeve filmike në ambientet e shkollës ka rezultuar se në këtë ngjarje kanë marrë pjesë gjithsej 6 persona. Policia vijon punën për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë, si dhe për gjetjen dhe sekuestrimin e laptopëve dhe pajisjes DVR.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!