Grabitet relika e Papës Gjon Pali II, autoritetet e kishës konfirmojnë lajmin

schedule11:49 - 25 Shtator, 2020

schedule 11:49 - 25 Shtator, 2020

Një shishkë që përmbante disa pika gjaku të Papës së ndjerë Gjon Pali II është grabitur nga Katedralja e Spoleto-s në Italinë qendrore. Lajmin e kanë konfirmuar autoritetet lokale të kishës.

“Vjedhja e relikes së nderuar u zbulua të mërkurën vonë ndërsa punëtorët mbyllën katedralen për natën dhe u raportua menjëherë në polici”, u shpreh kryepeshkopata e Spoleto-Norcia në një deklaratë.

Ndërsa kryepeshkopi i Spoleto-Norcias, Renato Boçardo e dënoi aktin e rëndë dhe bëri një thirrje të përzemërt për kthimin e relikes.

Kujtojmë që shishja u dhurua në katedrale në vitin 2016, dy vjet pasi Gjon Pali II, i lindur në Poloni si Karol Wojtyla, u bë shenjtor nga Papa Françesku.l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!