Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Grabitet një pikë “Exchange” në Tiranë

schedule09:32 - 5 Mars, 2026

schedule 09:32 - 5 Mars, 2026

TIRANË- Një grabitje është shënuar në një pikë këmbimi valutor (exchange) në Tiranë, ku një person ka marrë një shumë parash dhe është larguar nga vendngjarja.

Sipas informacioneve paraprake, autori dyshohet të jetë rreth 40 vjeç, i cili ka hyrë në exchange i veshur me jelek të zi dhe xhup blu me kapuç.

Ai ka hyrë në ambientet e exchange dhe ka grabitur një shumë parash, për t’u larguar më pas në drejtim të paditur.



Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit, ndërsa po verifikohen edhe kamerat e sigurisë në zonë.

“Rreth orës 09:10, në rrugën “5 Maji”, një shtetas ende i paidentifikuar, nën kërcënimin e një sendi në dukje armë zjarri (pistoletë), ka vjedhur një shumë parash në një pikë këmbimi valutor brenda një qendre tregtare dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në akset rrugore përreth. Shërbimet e Policisë po krehin zonën dhe po vijojnë kontrollet me qëllim kapjen e autorit. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, tha ai.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!