Një dyqan celularësh në kryeqytet ka rënë pre e një grabitje, ku mësohet se janë vjedhur vetëm aparate celularësh.
Nga informacionet paraprake dyshohet se autori ka qenë i armatosur dhe nën kërcënimin e armës ka marrë rreth 15 celularë.Pas grabitjes, autori është larguar nga vendi i ngjarjes.
Bëhet fjalë për subjektin “Fejzo Shop” me vendndodhje në zonën e Myslym Shyrit në Tiranë. Subjekti është në pronësi të Myslym Fejzo.
/abcnews.al