Një familje në Tepelenë ka rënë pre e grabitjes. Gazetari Elidon Berberi raporton për abcnews.al se në banesën e Alim Muhos në fshatin Luzat kanë hyrë tre persona, të cilët janë prezantuar si Policia e Shtetit dhe i kane vjedhur 200 mijë lekë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1:00 të mesnatës. Grabitësit kanë hyrë nga dera duke trokitur dhe u janë prezantuar si efektivë.
Policia po shoqëron disa persona banues ne këtë fshat për zbardhjen e plotë.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 00:20 të datës 28.11.2021, shtetasi A. M., 68 vjeç, banues në fshatin Luzat, Tepelenë, ka njoftuar se rreth orës 21:45 të datës 27.11.2021, në banesën e tij kanë shkuar tre shtetas të paidentifikuar (të pamaskuar dhe të paarmatosur), të cilët i kanë marrë shumën 200.000 lekë të reja.
Shtetasi A. M. ka kallëzuar para shërbimeve të Policisë se ka qenë i vetëm në banesë dhe tre personat e paidentifikuar nuk kanë ushtruar dhunë mbi të.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
g.v/abcnews.al