Vijojnë vjedhjet në qarkun e Gjirokastrës. Një banesë ka rënë pre e grabitësve. Mesohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Zhulat të Gjirokastrës.
Bëhet me dije se banesa është në pronësi të shtetasit Emin Memushi, të cilit i kanë vjedhur gjatë natës orendi shtëpiake, televizor, frigorifer dhe bizhuteri. Ende nuk dihet se kush është autori i grabitjes. Deri më tani nuk është marrë asnjë masë nga policia./abcnews.al