Momente makthi për brazilianin Felipe Melo dhe familjen e tij. Ata janë sulmuar nga disa grabitës, teksa po udhëtonin me makinë në Rio de Zhanieri.
Grabitësit i zbritën nga makina Felipe Melon, partneren e tij, dy fëmijët dhe një mik që po udhëtonte me ta.
Ata u morën atyre sendet me vlerë dhe automjetin në fjalë, ndërkohë që për fat nuk pati të lënduar. Melo më parë kishte provuar t’i grabisnin sende me vlerë në shtëpi. / abcnews.al