Grabitet me armë filiali i Postës Shqiptare në zonën e Laprakës. Një person, sipas policisë, i maskuar dhe i armatosur me pistoletë, ka hyrë në ambientet e Postës dhe duke kanosur dy punonjëse, ka marrë nga arka 30 mijë lekë të reja.
Autori u largua brenda pak minutash nga Posta dhe pavarësisht mbërritjes së menjëhershme të forcave të policies, nuk është bërë i mundur ndalimi i tij. Ngjarja është fiksuar nga kamerat e sigurisë së Postës dhe disa bizneseve përreth, të cilat janë sekuestruar nga uniformat blu.
Ky nuk rasti i pare, që filialet e postave bien pre e grabitjeve në kryeqytet.
Disa muaj më parë, një tjerër filial poste pranë drejtorisë së Hipotekës u grabit, ndërsa autori vijon të jetë në kërkim. /abcnews.al