Filiali i një banke të nivelit të dytë është grabitur ditën e sotme në qendër të Prishtinës.
Pas ngjarjes policia ka vënë në pranga një shtetas, ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër, si i implikuar në këtë ngjarje.
Ndërkohë, zëdhënësja e Policisë e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahemti i ka thënë KosovaPress-it, se nga zyrtarët policor, është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është i përfshirë në një rast të grabitjes, që ka ndodhë sot rreth orës 13:00, në filialin e një banke në sheshin “Nëna Terezë”, në Prishtinë.
“Personi i dyshuar, N.D, mashkull, është arrestuar menjëherë pas raportimit të rastit, pak metra larg nga vendi i ngjarjes. Lidhur me këtë rast policia është në kërkim të personit të dytë të dyshuar, i cili aktualisht ndodhet në arrati”, tha ajo.