Vidhet një farmaci në Papër të Elbasanit. Kjo ngjarje ka ndodhur 10 ditë më parë.
Siç raporton gazetari i ABC News Aldo Kozarja policia e ka mbajtur të fshehtë këtë ngjarje.
Mësohet se persona të paidentifikuar, kanë vjedhur të gjithë medikamentet e farmacisë, vlera e të cilës kap shifrën e 25 milion lekëve të vjetra.
Mësohet se farmacia është në pronësi të bashkëshortes së këngëtarit Ylli Baka.
Mbeten të paqarta rrethanat e vjedhjes, dhe se përse policia e ka mbajtur të fshehtë.
Ndërkohë policia ka njoftuar zyrtarisht se ngjarja është nën hetim dhe po punohet për kapjen e autorëve.
Njoftimi i policisë:
“Elbasan – Në pergjigje te interesit te disa mediave, lidhur me lajmin për vjedhjen e një farmacie, informojmë se:
Në datë 26.02.2020, në fshatin Papër, Elbasan, gjatë natës është vjedhur një farmaci ku janë marrë medikamente me vlerë rreth 2.5 milion lekë.
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ka kryer të gjitha veprimet dhe materialet i kanë kaluar Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme.
Vijon intensivisht puna për zbardhjen e ngjarjes dhe vënien para drejtësisë të autorëve.
Njoftimi eshte publikuar ne faqen zyrtare te Policise se Shtetit”./abcnews.al