Një automjet tip Renault është djegur pjesërisht në Durrës. Ngjarja ka ndodhur pranë stadiumit “Niko Dovana”, në orët e para të mëngjesit.
Mendohet se automjeti fillimisht është dëmtuar me mjete të forta dhe më pas është grabitur. Përsona ende të paidentifikuar mësohet të kenë çmontuar aksesorët e kroskotit dhe kanë marë kasetofonin.
Më pas për të zhdukur gjurmët ata i kanë vënë flaken, ku gjysma e automjetit është djegur. Grupi hetimor po heton për shkaqet e ngjarjes dhe zbulimin e autorëve./abcnews.al