Grabitësit futen nga dritarja e tualetit dhe i marrin lekët e qirasë dy të moshuarve në Gjirokastër

schedule10:10 - 24 Korrik, 2020

schedule 10:10 - 24 Korrik, 2020

Një hajdut ka terrorizuar 2 të moshuar në Gjirokastër që jetojnë në lagjen “Kodra e Shtufit”. Përmes dritares së tualetit në orën 3 të mëngjesit, një person i gjatë me pantallona të shkurta ka hyrë në banesën ku jeton me qira familja Shehu.

Ai grabiti 18.700 lekë dhe pasi u pikas nga zonja e shtëpisë, ai e dhunoi.

“Më mori lekët e qirase ku ti gjej tani, dhe peshoren që peshoj lakra, unë jam për në spital”, thotë një prej tyre.

“Ishim në gjumë këtë e zuri nga gryka dhe bërtiti. I ra të fikët në moment. Ai uli kokën dhe iku në moment. Unë u ngria u mora me këtë se i ra të fikët. Më pas gjeta derën hapur”.

Policia pas ngjarjes shoqëroi 6 persona si të dyshuar.

Në kohë rekord është bërë identifikimi dhe kapja e autorit

I dyshuari është një 32 vjecar. Ai quhet Vasil Kafarani dhe banon në Gjirokastër në lagjen 18 shtatori./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!