Një banesë është grabitur mëngjesin e kësaj të diele në Memaliaj.
Burime për abcneës.al bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.5 në Memaliaj, ku është grabitur banesa e shtetasit Luan Goxhajt.
Ndërkohë lajmin për grabitjen e banesës e kanë dhënë komshinjtë të cilët kanë pikasur derën e hapur të shtëpisë, pasi zotët e shtëpisë nuk ndodheshin aty.
Ndërkaq deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me shumën e të hollave që është grabitur pasi policia po analizon situatën.
Burime për abcneës.al bëjnë me dije se pronari i banesës është biznesmen dhe kjo ,mund të jetë dhe një nga pistat e hetimit. Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.